Opozita në Prizren akuzon Haskukën për shpenzime enorme, komunarët nuk deklarohen

Grupi i kuvendarëve të PDK’së të Prizrenit dhe shoqëria civile kanë reaguar, siç thonë, ndaj shifrave enorme, të shpenzimeve të institucioneve lokale. Lidhur me këto akuza, zyrtarët komunalë kanë thënë se do të dalin me një reagim zyrtar.

Sipas kreut të degës së PDK’së në Prizren , këto shifra kanë dalë nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa ndërsa në dorë i kanë pasur edhe asmambleistët komunalë.

Këtë e konfirmoi edhe kryetari i asambleistëve të LDK’së, Aziz Hodaj.

Edhe shoqëria civile ka reaguar ndaj këtyre shpenzimeve.

PDK, dega në Prizren e ka akuzuar qeverisjen Haskuka edhe për suficitin e miliona eurove, ndërsa Hodaj thotë se kanë reaguar dhe janë anashkaluar nga ish-partneri i koalicionit.

Nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu, tha se javën që vjen do të dalin me një reagim zyrtar ndaj deklaratave të opozitës.