Radio Televizioni i Kosovës (RTK) i ka mbyllur dyert opozitës, kur këta të fundit në seancën e jashtëzakonshëm të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës paralajmëruar që fjalimin e tyre të mbajtur në Kuvend t’i dorëzojnë në RTK.
Ky vendim i opozitës ka ardhur pasi RTK kishte vendosur që transmetimin e seancës së Kuvendit ta transmetoj në RTK 3.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri para gazetarëve e ka quajtur të pa pranueshëm këtë veprim të RTK-së.
“Është e papranueshme kjo që ndodhi sepse pikërisht sot qytetarët e Kosovës do të duhej të dëgjonin se si vidhen nga ‘Kapelat e Zeza’”, ka thënë Tahiri.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se qytetarët duhet në dëgjojnë për “Kapelat e Zeza”.
“Është e papranueshme kjo që ndodhi sepse pikërisht sot qytetarët e Kosovës do të duhej të dëgjonin se si vidhen nga “Kapelat e Zeza’”, tha ai.
Tahiri e ka akuzuar RTK-në për mos transmetimin e seancës së jashtëzakonshme.
“Për fjalimin e kryeministrit që ishte në një konferencë tregon shumë saktë e shumë drejtë, e shpërfytyron regjimin e Kurtit që dojnë me ndalë fjalën, dojnë me ndalë fjalën, debatin dhe argumentin”, tha ai, raporton Ballkani.info.
Nga ana tjetër, deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ia ka kujtuar Qeverisë së Kosovës datën e zgjedhjeve që do të mbahen me 9 shkurt.
“Nëntë shkurti tashmë është i largët kur këta do ta marrin çmimin për ato që i kanë bërë qytetarëve”, tha Zemaj.
Opozita vendosi edhe kapela të zeza në hyrje të Radio Televizionit të Kosovës.

Kujtojmë, që më pak se 7 ditë opozita ka thirrur dy seanca të jashtëzakonshme por në asnjërën prej tyre kabineti Qeverisë së Kosovës dhe deputetët e VV-së nuk kanë marrë pjesë./Ballkani.info/







