Juventusi ka konfirmuar që Merih Demiral do të jetë jashtë fushave për gjashtë deri shtatë muaj pas operimit që i ka bërë ligamentit të gjurit
Zonja e vjetër ka raportuar në faqen e tyre zyrtare se intervenimi në mbrojtësib turk është bërë në klinikën Hochrum në Inssbruck dhe ka shkuar tërësisht mirë.
Deklarata thotë se Demiral “i është shtruar operimit të ligamentit të gjurit dhe meniskut leteral të gjurit të majtë”.
Demiral e shënoi golin e parë në fitoren 1-2 të Juventusit në Stadio Olimpico kundër Romës, ku edhe Nicolo Zaniolo pësoi të njëjtin lëndim.
Mbrojtësi turk e kishte lënë pothuajse jashtë nënshkrimin e ri të Juventusit, Matthijs de Ligt derisa është përfolur se është synim i disa klubeve në Europë që ishin të interesuar për shërbimet e tij.







