Operohet Kosovare Asllani, mungon 1 javë te Real Madridi
Kosovare Asllani e ka operuar gishtin e dorës dhe do të mungojë së paku një javë. Futbollistja kosovare shpreson të rikthehet për ndeshjen e 3 shtatorit tek Suedia në ndeshjen kundër Lituanisë, ndërsa më pas të jetë në dispozicion edhe të ekipit të saj, Tacon, i cili nga sezoni i ardhshëm do të quhet Real Madrid.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle, të cilat sqarojnë se Kosovarja kishte probleme me gishtin qe disa javë.
“Sot e pata ndërhyrjen e parë kirurgjike në karrierë. Mu desh ta operoja ligamentin e lënduar në gisht”, ka shkruar Asllani në rrjetet sociale.
Shërimi i tij ishte i pamundur, prandaj u nevojit ndërhyrja kirurgjike.
Nëse nuk shfaqet ndonjë problem, ajo do të debutojë me ekipin e saj kundër Barcelonës në “Estadio Johan Cruyff”.
Ekipi i saj, Tacon nuk e ka shijuar ende fitoren këtë sezon, duke regjistruar një barazim e tri humbje.
Me rikthimin e Asllanit, klubi madrilen shpreson të këndellet.