Operacion i Policisë në tri lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë FOTO

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë është sekuestruar një sasi e armëve të ndryshme.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në lagjen Dardania, Kolovicë dhe rrugën ‘Haxhi Zeka’ janë gjetur dhe sekuestruar një revole, dy pushkë gjuetie, dy kondakë të armëve të gjuetisë si dhe disa pjesë të mekanizmit të armëve të gjuetisë.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, thuhet në njoftim.