Portieri i Ajaxit, Andre Onana, ka zbuluar se e refuzoi mundësinë për t’u kthyer në Barcelonë gjatë verës, për shkak se kishte vlerësuar se nuk kishte qenë koha e duhur për ta bërë një gjë të tillë.
Për shërbimet e tij ishte interesuar mjaft shumë edhe Paris Saint-Germain në të njëjtën kohë, pas një sezoni fantastik me Ajaxin në Ligën e Kampionëve, duke i ndihmuar gjigantit holandez të arrijë deri në gjysmëfinale, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse interesimi nga PSG-ja ishte i madh dhe serioz, asnjë marrëveshje nuk u arrit dhe Onana mbeti në Ajax.
Kthimi eventual në Camp Nou, megjithatë, do të nënkuptonte sfidë pothuajse e patejkalueshme për Onanan për numrin një në skuadër, që mbahet nga Marc-Andre ter Stegen, i cili cilësohet si ndër portierët më të mirë në botë momentalisht.
“Barça u kthye për të më kërkuar mua këtë verë. Është shtëpia ime, isha pjesë e këtij klubi. Barcelona gjithmonë dëshiron t’i riblejë të vetit”, tha Onana për RMC Sport.
“Ama nuk ishte koha e duhur për t’u kthyer. Mbase nuk do ta kem këtë mundësi më. Por nuk ishte koha e duhur për ta bërë këtë verë”, theksoi ai.







