Olti Curri tallet me bamirësinë e Taynas – po “fryhesh” me 50 euro bamirësi

Olti Curri i ka reaguar Taynës pasi publikoi foto të ushqimeve që i kishte blerë për familjet në nevojë.

Tayna një orë më parë publikoi një fotografi në rrjete sociale, përmes së cilës tregoi se ka blerë ushqim për familjet në nevojë.

Në imazhin ku shihet bagazhi i mbushur me ushqim, rep-artistja kishte shkruar “Bamirësia më e mirë është ajo që jepet për Ramazan”.

Por, këtë veprim të postimit të imazhit me ushqim për familjet në nevojë, Olti Curri e vlerëson si gjë të gabuar.