Olluri: Burri i Vjosa Osmanit u gradua shumë dyshimtë dhe ajo nuk bëri zë!

Gazetari Parim Olluri ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti dhe ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, për skandalin me emërime të konsujve.

“Sot zbuluam që e kemi një kryeministër skajshmërisht frikacak. Ai së pari gënjeu kur tha që nuk kam qenë i informuar fare për emërimin e konsujve. Ai më mirë të kishte thënë se ky është kapaciteti im dhe unë nuk mund të bëjë më shumë. Është një skandal i madh. Pazari që krijoi qeverinë. Njëri deputet u shpërblye pasi ishte komandant, ndërsa tjetri është në burg pasi është minoritet. Është problem i madh. Nuk mundemi ne sa herë të ketë këso skandale vetëm të themi po edhe partitë tjera kanë dhe kaq”, tha ai.

Vjosa Osmani ka kthyer katër konsuj, por që Olluri thotë se ajo po e bën këtë vetëm për të fituar ndonjë votë shtesë.

“Nuk është fare e interesuar për pastrimin e misionit diplomatik është e interesuar të fitojë kreditë personale pasi që nuk ka lidhje me diplomaci. Ajo po mundohet të përmirësojë imazhin e saj. Kur ishte Behgjet Pacolli ministër, Prindoni është graduar shumë dyshimtë. Vjosa Osmani nuk e ka thënë asnjë fjalë. Nëse e ke të shoqin të emëruar jashtëligjshëm normalisht që nuk flet”, shtoi ai.