OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” takohen me ministren Nagavci

Isak Skënderi dhe Orhan Butic nga OJQ-ja ” “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” së bashku me përfaqësuesit e “TDh-së” dhe “REF-it” kanë zhvilluar një takim me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Në takim u diskutua për një sërë problematikash të rëndësishme me të cilat po përballen komunitetet etnike të margjinalizuara.

Arsimimi, ngritja e cilësisë dhe gjithpërfshirja e nxënësve të komuniteteve të margjinalizuara etnike sic janë: romët, ashkalinjët dhe egjiptianët në sistemin arsimor vazhdon të mbetët një nga qështjet më thelbësore për të pasur gjenerata më të suksesshme dhe më konkurruese në vendin tonë.

Andaj për të arritur rezultate sa më frytëdhënëse, ne si OJQ kemi avokuar vazhdimisht në krijimin e mekanizmave adekuat për të përmirësuar dhe për të ndryshuar gjendjen aktuale të arsimimit të nxënësve të komuniteteve.

Sot z. Isak Skenderi dhe Orhan Butic nga OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”së bashku me përfaqësuesit e “TDh-së” dhe “REF-it” kishin nderin dhe kënaqësinë të takoheshin me Ministren e Arsimit znj. Arbërie Nagavci për të diskutuar për:1) Procesin e implementimit të udhëzimit administrativ për Qendrat Mësimore;

2) Mundësinë e krijimit të udhëzimin administrativ për programin nacional të bursave për nxënësit e komuniteteve romë, ashakali dhe egjiptian, dhe

3) Mundësinë e inkuadrimit dhe promovimit të komuniteteve etnike të margjinalizuara në librat shkollorë.

Duke e ditur rolin dhe rëndësinë e Qendrave Mësimore tek nxënësit e komunitetve, pas bisedës me znj. Nagavci, ajo premtoi se do te angazhohet për ndarjen e buxhetit për implementimin e udhëzimit administrativ për Qendra Mësimore; për përpilimin e dokumentit adekuat për qështjen e bursave dhe rishikimin e propozimit për pasurimin e librave shkollorë duke i përfshirë edhe komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për vitet e ardhshme.

Ne si OJQ jemi të hapur për ndërtimin e urave bashkëpunuese për të punuar fuqishëm në sektor të ndyshëm të edukimit dhe investimit tek fëmijët e komunitetetve të margjinalizuara etnike.