Ogbonna shfrytëzon mënyrën e çuditshme për ta ndalur Agueron

Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Manchester Cityt dhe West Hamit në kuadër të Premierligës, u përshkua me një detaj interesant.

Përballja, e fituar nga Qytetarët me rezultat 2:0, pati një episod mjaft të diskutueshëm brenda vetës.

Përgjatë një aksioni të skuadrës së Pep Guardiolas, Sergio Aguero del në një mundësi mjaft të mirë për të shënuar, por në momentin që sulmuesi tenton të godasë topin, mbrojtësi i palës kundërshtare, Angelo Ogbonna, e pengon argjentinasin duke ia kapur testikujt, transmeton lajmi.net.

Gjesti i bërë nuk la pa u parë nga mediet dhe tifozët, por përkundër veprimit, gjyqtari refuzoi të akordojë 11-metërsh.

Për vendimin e gjyqtarit në atë moment u fol edhe nga panelistët në studion e Sky Sport, sipas të cilëve vendimi nuk ishte i drejtë.

Jamie Redknapp dhe Micah Richards ishin më të zëshmin lidhur më këtë aksion, duke u ndarë të pakënaqur që nuk u ndal penallti.

Sidoqoftë, ky moment nuk çoi shumë peshë në rezultatin e takimit, i cili u mbyll me 2:0 në të mirë të vendasve.

City gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 22-pikë më pak se Liverpooli kryesues.