Ofendimet e shumta nga tifozët për humbjen e thellë, Ferizaj del me një reagim

Ferizaj pësoi një disfatë të thellë në shtëpi në kuadër të javës së 12-të kampionale nga Malisheva.

Skuadra e Ferizajt u mposht 0:6 nga Malisheva në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, shkruan Demokracia.com.

E ofendimet ishin të shumta nga tifozët në faqen zyrtare të klubit “bardhekaltër”, andaj klubi ka dalur me një reagim.

REAGIMI I PLOTË:

“Reagim me shkas,

Të nderuar përkrahës të FC Ferizajt, kësaj here e kuptojmë mllefin e nervozën e juaj, për faktin se edhe vet jemi në të njëjtën gjendje.

Por na takon secilit nga ne, që të ruajmë qetësinë, të kujdesemi që fjalori jonë të mos e ashpërsoj e tensionoj akoma më shumë situatën.

Rezultati i ndeshjes së sotme, nuk do koment. Mbi të gjitha nuk ka nevojë për ndonjë koment që mund të tregoj se sa dobët kemi performuar në fushë. Keq nisi e akoma më keq perfundoj.

Ambiciet dhe qëllimet tona nuk përfundojnë me Malishevën, nuk jemi nisur për të u dorëzuar kur ka kaluar vetëm 35% e kampionatit.

Ne jemi FC Ferizaj, qytet i njerëzve që e duan sportin, që kanë punuar e punojnë për të miren e qytetit dhe gjeneratave të reja. Andaj duhet durim e vetpërmbajtje.

Duhet të largohemi nga sharjet, ofendimet e akuzat sepse nuk na dërgojnë askund. Ne nuk i bëjm nder skuadrës me presion e me fyerje. Andaj lojtarët kanë nevojë për qetësi në mënyrë që të përgatiten për ndeshjen e radhës.

Shpresojmë që reagimi ynë të gjejë mirëkuptimin e juaj të nderuar përkrahës të ekipës tonë të zemres.

FC Ferizaj.