Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka bërë publike letrën e kërkesëpadisë që do dorëzohet në Gjykatën Supreme, duke kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti elektrik.
Përmes një postimi në Facebook, OEK ka publikuar dokumentin, duke theksuar se kjo padi është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së vendit dhe, siç thuhet, mbrojtjes së qytetarëve si konsumatorë të fundit, transmeton Klankosova.tv.








