Jan Oblak do të vijojë të jetë një lojtar i Atletico Madridit deri në vitin 2022, tashmë që marrëveshja mbi rinovimin e kontratës së tij me klubin spanjoll është arritur dhe pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme.
Kontrata aktuale e portierit sllovak skadon në vitin 2021 dhe ka të përfshirë një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh. Trajneri argjentinas Diego Simeone që vetëm pak ditë më parë gjithashtu rinovoi kontratën e tij e ka kthyer në një prioritet qëndrimin e gardianit 26-vjeçar shërbimet e të cilit lakmohen edhe nga PSG, me Oblak që vlerësohet jo vetëm nga e “Los Colchoneros” por në rang ndërkombëtar me statusin e fituar si një prej portierëve më të mirë në skenën Botërore të futbollit.
Tashmë negociatat mes klubit të La Ligas dhe Jan Oblak shohin edhe një pagë të përmirësuar për portierin që do arkëtojë një pagë të përmirësuar me rreth 10 apo 12 milionë euro.
Detajet në termat financiarë pritet të bëhën publikë pikërisht javën e ardhshme ku gjithashtu do të mësohet nëse është rritur edhe klauzola e largimit me drejtues të klubit që pretendonin ta çonin atë rreth 150 deri në 200 milionë euro.
Krahas rinovimit të tij “Los Colchoneros” janë duke punuar gjithashtu për të përforcuar repartin e mbrojtjes me Godin dhe Filipe Luis që projektohen drejt largimit.
Vetë portieri Oblak është i kënaqur me vendimin e tij për të vijuar me Atleticon pavarësisht intersimit dhe ofertave joshëse që kanë mbrritur për të nga klubet e mëdha europiane.







