Objektivi i Manchester Unitedit nënshkruan kontratë te re 9 vjeçare

Ishte pranë kalimit te Manchester United për të zëvendësuar Romelu Lukakun që u transferua te Interi, por ky transferim nuk u realizua pasi koha ishte e pamjaftueshme për shkak se merkatoja në Angli u mbyll në 8 gusht.

Gjithsesi Inaki Williams edhe pse nuk u bë dot pjesë e Manchester United nuk ka humbur kohë për të rinovuar kontratën me Athletic Bilbaon dhe çfarë rinovimi.

25-vjeçari ka zgjatur marrëveshjen e tij aktuale me baskët deri në 30 qershor të vitit 2028, një kontratë me kohëzgjatje 9-vjeçare që do të thotë se Inaki Williams nëse qëndron deri në fund të kontratës te Bilabo do të jetë 34 vjeç.

Bilbao i ka vendosur dhe një klauzolë largimi sulmuesit spanjoll në rast interesi nga klube më të mëdha, që kap shifrën e 135 milionë eurove.

loading…