OAK takim me minsitrin Shala, kërkojnë që të ketë prioritet problemet e mëdha të zhvillimit të biznesit

Mungesa e informatave për peshë të produkteve siç është buka, po dëmton edhe konsumatorët, Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Shoqëritë Tregtare, produktet strategjike të vendit, kalibrimi i peshoreve dhe problemet me MSA-në ishin ndër temat e diskutimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala.

Kryetari i OAK Skënder Krasniqi ka përmendur ndër problemet kryesore të identifikuara nga Oda e Afarizmit të Kosovës ishte Ligji për Investime Strategjike, kërkesat e të cilit u konsideruan si shumë të paarritshme nga bizneset, e që u konsiderua shkaku kryesor për numrin u ulët të aplikimit.

Sipas Krasniqit bizneset në Kosovë nuk janë të informuara mjaftueshëm për kufizimet në prodhim dhe eksport të cilat vijnë si rrjedhojë e Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit (MSA).

Ai shtoi se ndërmarrja e hapave përkatës për informim të bizneseve për këto kufizime është e domosdoshme dhe se para nënshkrimit të marrëveshjes do të duhej të merren parasysh kapacitetet e bizneseve për eksport.

Sipas Krasniqit, Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE) ani pse është i obliguar me Rregullore të takohet së paku një herë në tre muaj, e sipas nevojës mund të takohet edhe më shpesh, gjatë vitit 2018 nuk është mbledhur asnjëherë.

Krasniqi shtoi që duke pas parasysh që ministri i MTI-së është i dyti në bazë të hierarkisë në këtë këshill, ai duhet të ndërmerr hapat e nevojshëm për përmirësimin e këtij rasti.

Ndërsa anëtari i Odës Hysni Zogaj ka theksuar mos pajisjen e inspektorëve me peshore të kalibruara e të cilat mund të merren edhe në terren po shkakton dëm për bizneset, pasi që disa po shesin produkte çmimi dhe pesha e të cilave po është në disproporcion.

Sipas Zogajt mungesa e informatave për peshë të produkteve siç është buka, po dëmton edhe konsumatorët. Ministri Shala duke folur për kërkesën e OAK-së për KKZHE shtoi që arsyeja kryesore e mos mbledhjes së këtij këshilli është mungesa e sekretariatit të këshillit, i cili po pritet të krijohet shumë shpejt Shala shtoi që është i interesuar që në çdo ligj dhe udhëzim administrativ të dalë nga MTI të ketë të përfshira kërkesat e bizneseve, për këtë arsye kërkoi edhe mbështetjen e OAK-së, marrë parasysh që është një zë i fuqishëm i biznesit.

Në këtë takim përfaqësuesit e OAK-së prezantuan edhe kërkesat e bizneseve anëtare drejtuar ministrit, ndër të cilat është edhe dëmtimi i bizneseve vendore nga importi kjo sepse nëse bizneset blejnë lëndën e parë jashtë vendit janë të liruara nga taksa doganore dhe TVSH-ja ndërsa nëse e blejnë në Kosovë duhet ta marrin me TVSH edhe pse është lëndë e parë.

Ministri Shala theksoi që Ligji për Tregti të Brendshme do të bëhet, mirëpo ka nevojë për disa ndryshime të cilat duhet të përfshihen.