Ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin në sipërfaqe veturën që ndodhej brenda lumit Lepenc.

Siç shihet në pamje, vetura është me targa të Kosovës.

Ajo që tashmë është konfirmuar edhe nga gazetari i Klan Macedonia nga vendngjarja, vetura është e familjes nga Kosova dhe brenda saj ka trupa njerëzish.

Momentalisht, siç thotë gazetari Furkan Saliu, dy trupa janë të dukshëm nga distanca, ndërsa për trupin e tretë nuk ka konfirmim.