Nxënësit e gjimnazit në Malishevë protestojnë pasi dyshohet se zv/drejtori e sulmoi seksualisht shoqen e tyre

Nxënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë janë duke protestuar, pasi dyshohet se zëvendësdrejtori sulmoi seksualisht një nxënëse.

Ky rast dyshohet se ka ndodhur më 16 dhjetor, por që rastin në Polici e ka raportuar babai i vajzës më 20 dhjetor.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj.

“Në Stacionin policor Malishevë me date 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast te Sulmit Seksual qe kishte ndodhur ndaj vajzës së tij të mitur”, u shpreh Xhurkaj.

“Ngacmimi seksual dyshohet te jete bërë nga ana e personit cili ne ketë shkolle mban pozitën e zëvendës drejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur ne njërën prej banjove te kësaj shkolle kur viktima ishte brenda ne toilet dhe aty kishte hyrë edhe I dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”.

Lidhur me ketë rast është intervistuar viktima dhe I dyshuari si dhe disa dëshmitar.

“Hetimet janë ne fazën e grumbullimit te provave te tjera dhe për zhvillime te me tejme ju njoftojmë me raport shtese. Me vendim te prokurorit i dyshuari ndalet ne mbajtje për 48 ore”.