‘Nxehet’ Dua Lipa, shfaq anën e saj patriotike: Poston flamurin që Ballisti e kishte lëshuar me dron në Beograd

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një postim në rrjete sociale me logon e një flamuri që ishte shpalosur për herë të parë në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd.

Tizfo i njohur me emrin Ballist Morina, e kishte lëshuar flamurin në stadium e Beogradit, gjë që kishte dërguar në ndërprerjen e ndeshjes pas një sulmi të tifozëve serbë ndaj lojtarëve shqiptarë.

Lipa ka postuar foton së bashku me përshkrimin e fjalës “Autochtonous”, që shkruhej përfundi hartës së “Shqipërisë Etnike” dhe dy figurave kombëtare, Ismail Qemaili dhe Isa Boletini.

“Autochthonous- (një banor i një vendi) autokton e jo pasardhës i migrantëve ose kolonistëve”, shkruan ajo.