Nushi: Qeveria ka mungesë të transparencës për dialogun në mënyrë radikale sa që as deputetët e LVV-së nuk dinë gjë

Nol Nushi, nga Partia Socialdemokrate (PSD),  ka folur për mos transparencën e Qeverisë së Kosovës, ku ka thënë se ekzekutivi i udhëhequr nga  Kryeministri Albin Kurti i ka lënë të pa informuar edhe deputetët e pushtetit lidhur me procesin e Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Qeveria ka mungesë të transparencës për dialogun në mënyrë radikale sa që as deputetët e LVV-së nuk dinë gjë”, ka thënë ai.

Sipas Nushit, pas dështimit të Dialogut në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq-it të hënën e 21 nëntorit në Bruksel ai ka parë fushata të Deputetëve të pushtetit se duke shkruar Republika e Kosovës në rrjetet sociale.

“Kur u refuzua marrëveshja për targat deputetët edhe ministrat filluan të postonin në Facebook hashtag Republika e Kosovës, por pas dy ditësh ishte pranuar ajo që është refuzuar të hënën me disa shtesa që ishin të dëmshme për ne, që ishte zotimi për t’i zbatuar marrëveshjet e nënshkruar deri më tani në Bruksel. Edhe më ato statuset në Facebook me nuk i pamë”, ka deklaruar Nushi.

Më tej , ai ka thënë se Qeveria e Kurti II ka pushtet absolut por, sipas tij është e mbyllur totoleshit sa i përket transparencës për dialogun.

“Edhe deputetët e pushtet, as njerëzit më të afërt të Kurti nuk e dijen se çfarë po ndodhë në procesin e Dialogut”, ka shatuar ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk janë të informuar për planin franko-gjerman edhe falsin vetëm, me deklaratat e ish-kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj.