Nurmagomedov sfidon Mayweatherin

Khabib Nurmagomedov pasi që mposhti McGregorin dhe mbrojti titullin tashmë ka zgjedhur të sfidojë bokserin amerikan Floyd Mayweather.

Khabib ka ftuar Mayweatherin të përballen duke vënë theksin se që të dy nuk kanë asnjë humbje.

“Eja Floyd na duhet të përballemi. Dy emra që nuk janë mposhtur deri tani. 50-0 dhe 27-0. Ta realizojmë, sepse në mal ka vetëm një mbret, sigurisht që jam unë”, shkruan Nurmagomedov.

Mayweather pritet të duelojë ndeshjen e revanshit kundër Many Pacquiao në dhjetor.