Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kuvendin Komunal të Skenderajt, Dr. Armir Sejdiu, specialist i urologjisë, ka deklaruar se shëndetësia do të jetë një nga prioritetet kryesore në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

“Do ta reformojmë sistemin primar shëndetësor, duke rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Gjithashtu, do të sigurojmë barnat nga lista esenciale për qytetarët,” ka theksuar Sejdiu.

Ai garon me numrin 2 në listën e PDK-së për Kuvendin Komunal të Skenderajt.