Numërohen 100% e votave në Malin e Zi, këto janë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Janë publikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar se në bazë të numrit 100% të votave, Partia Demokratike e Socialistëve (e Gjukanoviqit) ka fituar 35.06% të votave, përkatësisht 143,548 vota, kurse koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi e Zdravko Krivokapiqit 32.55%, ose 133,267 vota, raporton gazeta Vijesti.

Koalicioni Paqja është Kombi Ynë ka fituar 12.53% (51,297), E Bardha mbi të Zezën e Dritan Abazoviqit 5.53% (22,649), Socialdemokratët 4.10% (16,769), Partia Boshnjake 3.98% (16,286), SDP-ja – Mali i Zi i Fuqishëm 3.14% (12,839), Lista Shqiptare 1.58% (6.488) dhe Koalicioni Shqiptar me Një Zë 1.14% (4.675 vota).

Iniciativa Qytetare Kroate ka fituar 0.27% (1,115), kurse Partia Reformiste Kroate 0.13 për qind, përkatësisht 532 vota dhe këto nuk e kanë kaluar pragun.

Ndërsa në tërë vendin kanë votuar 76.65% e votuesve të regjistruar, përkatësisht 413,954 votues, nga të cilët kanë qenë 409,451 fletëvotime të vlefshme.