Donald Trump ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale, ndërkohë urimet për këtë i kanë shkuar nga e gjithë bota. Kandidati republikan ka fituar bindshëm edhe sa i përket votës popullore dhe deri tani ka siguruar epërsinë dhe fitoren në tre prej shteteve që njihen si “swing states” dhe i nevojiten vetëm edhe 3 vota elektorale për të shkuar në gjithsejtë 270 vota elektorale.

Por si ka shkuar numërimi i votave dhe gara mes Harris dhe Trump që nga fillimi i numërimit të votave, ndërkohë që për shkak të dallimit në zonë kohore, ju keni qenë në gjumë?

Financial Times ka publikuar një video ku është paraqitur rrjedha e numërimit të votave për dy kandidatët, Harris dhe Trump.

Donald Trump is closing in on election victory after winning key southern battlegrounds. Here's how the US election unfolded while you were asleep. ⁠https://t.co/8jD2KLwEIY pic.twitter.com/DyDO4Y1Xdw

— Financial Times (@FT) November 6, 2024