Çdo fundjavë publikohen pamje nga kolonat e gjata në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë.

Madje, jo vetëm në fundjavë, tollovi në këtë pikë kufitare po shkaktohet edhe gjatë ditëve të tjera, ku shihet se qysh në orët e hershme të mëngjesit një numër i madh i qytetarëve nga Kosova janë nisur drejt bregdetit shqiptar.

Si rrjedhojë janë shkaktuar kolona të veturave në këtë pikë kufitare që lidh Shqipërinë dhe Kosovën.

E nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, njoftojnë se në këtë pikë kufitare kolonat janë deri në 40 metra.

Për të hyrë duhen deri 5 minuta e për të dalë, 10 minuta.