Nuk u ftua nga Challandes, vjen reagimi i Bernard Berishës

Bernard Berisha ka reaguar pasi që nuk u ftua nga Bernard Challandes për dy miqësoret që Kosova do t’i zhvillojë më 1 dhe 4 qershor kundër San Marinos respektivisht Maltës

Bernard Challandes ka publikuar një listë më shumë fytyra të reja e me disa lojtarë të tjerë që nuk i ka ftuar. Në mesin e të mosftuarve është edhe Bernard Berisha, i cili ka ardhur me një reagim në Facebook.

Berisha në këtë reagim të tij ka thënë se “e kupton trajnerin se duhet provohen edhe lojtarë të rinj”, por ai e ka quajtur jo profesionale pasi që nuk është kontaktuar nga askush, edhe pse kishte një sezon të suksesshëm në Rusi. /GazetaExpress/

Postimi i tij i plotë:

Përshëndetje të gjithëve!

Kam marrë shumë mesazhe nga ju dhe e ndjej obligim të sqaroj të vërtetën.

Selektori ka vendosur që unë mos të marr një ftesë për dy ndeshjet e rradhës miqësore.

Realisht e kuptoj dhe mendoj që ka të drejtë pasi janë ndeshje miqësore dhe duhet të provohen lojtarë të rinj, por ajo ç’ka nuk më pëlqen dhe nuk më duket profesionale është fakti që unë nuk jam kontaktuar nga askush pavarësisht sezonit të suksesshëm që kam zhvilluar!

Prandaj, mendoj që selektori të paktën duhet të tregohet i sinqertë dhe të më kontaktojë sepse bisedën e fundit që e kemi zhvilluar në Shqipëri, trajneri më dha shumë shpresë dhe në fund u zhgënjeva.

I dëshiroj shumë sukses Kosovës time