Policia në Gjilan ka njoftuar se në dy raste të ndara ka ndaluar dy shoferë që nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë.

Në njërin rast, shoferi ka vozitur 112 km.h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ka qenë 40 km/h.

Ajo është gjobitur me 500 euro, pesë pikë negative dhe ndalim vozitje për 1 viti.

“Në njërin rast në vendbanim në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h kundërvajtësja është hasur duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dymbëdhjetë (112) km/h. Të njëjtës i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej një (1) viti.”

Në rastin tjetër, shoferi ka vozitur 103 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ka qenë 50 km/h.

Ai është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj.

“Në rastin e dytë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h kundërvajtësi është hasur duke vozitur me shpejtësinë njëqind e tri (103) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.”

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.”