Nuk përmbushi premtimet elektorale, kreun e komunës e lidhin me litar për veture dhe tërheqin zvarrë nëpër rrugë

Të paktën 11 persona janë arrestuar në jug të Meksikës, pasi kryetari i fshatrave të tyre është tërhequr zvarrë nga zyra e tij, duke e lidhur me litar për veturë për ta tërhequr më pas zvarrë nëpër rrugë.

Me të kuptuar se çfarë ndodhi, forca të shumta të policisë kishin dalë në vendin e ngjarjes për ta shpëtuar kryetarin e komunës Jorge Luis Escandon Hernandez, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Kjo është hera e dytë që ai sulmohet nga fermerët, që i kërkuan të përmbushë premtimin elektoral për rregullimin e një rruge lokale.

Kryetarët e komunave dhe politikanë në Meksikë, shpesh janë cak i bandave të drogës, ku pasi refuzojnë të bashkëpunojnë me skemat e tyre kriminale.

Megjithatë rrallë herë ndodh që ata të sulmohen për premtimet e dhëna gjatë fushatës. Kurse viktima është zotuar se do të ngrit padi për tentim vrasje.

Një video amatore e filmuar nga një kalimtar rasti, filmoi momentin kur para zyrës së kryetarit të komunës një grup burrash e nxjerrin jashtë atë, duke e lidhur me litar në pjesën e pasme të veturës që më pas e tërheqin zvarrë.

loading…