Nuk nënshkruhet as sot as nesër marrëveshja për njohen e patentave në Itali

Ndryshe nga çfarë njoftoi mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama, pakti për rinovimin e marreveshjes per njohjen e patentave shqiptare ne Itali nuk firmoset sot.

Po ashtu edhe vizita e ministres së Jashtme Olta Xhaçka nuk zhvillohet sot. Burime zyrtare nga autoritetet italiane i thanë RTV Ora se ceremonia në fjalë do të mbahet të premten.

Kryeministri Edi Rama me njoftimin për një lajm të mirë, shkroi të mërkurën në mbrëmje se të enjten në Itali do të firmosej marrëveshja midis dy vendeve për njohjen e patentave.

Por duket se kryeministri shqiptar është informuar në mënyrë të pasaktë.


Përveç gabimit me datën gabimi tjetër është dhe në faktin se nuk do të ketë firmosje marrëveshje por takimi do të jetë vetëm për rënien e dakordësisë. Firmosja do të jetë në një moment të dytë.