Nuk ndalet Kejvina Kthella, ja me çfarë kërcimi sensual do ta shihni sonte

Emri i Kejvina Kthellës është lakuar shumë në media ditët e fundit, pasi është raportuar të jetë marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për njohjen e saj me nipin e deputetit të PS-së, Redian Rraja.

Ky i fundit dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit.

Fillimisht u tha se Kejvina është mbajtur 10 orë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një person që mund të ketë informacione për lëvizjet e Rrajës.

Por siç duket kjo ngjarje nuk e ka penguar modelen të kërcej sërish dhe sonte në programin e njohur ‘Dance with me’ ku ajo po garon me çifte të tjera prej javësh.

Në një video të publikuar në Instastory shihet që këtë mbrëmje Kejvina do të vij më një kërcim tëper sensual.

Kujtojmë që herën e kaluar ajo fitoi dhe kupën e mbrëmjes.

loading…