Pas startit të mirë në stinorin pranveror, me fitoren ndaj Feronikelit 74’, Ferizaj nuk ndalet edhe në prurjet e reja. Së fundi klubi që udhëheqet nga Presidenti Lulzim Abazi ka prezantuar mbrojtësin, Franko Lamçe!
Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit ferizajas:
Jemi të lumtur të prezantojmë përforcimin tonë më të ri në qendër të mbrojtjes, Franko Lamçe!
Lamçe vjen te FC Ferizaj me përvojë të madhe nga Superliga e Shqipërisë dhe kampionati grek, duke sjellë siguri dhe forcë në repartin defensiv.
Mbrojtësi i talentuar së fundmi ishte pjesë e GS Ilioupolis, ndërsa më parë ka luajtur për FC Kukësi. Tani është gati të japë maksimumin për ngjyrat tona!
Forca Ferizaj! #MirëSeVjenLamçe #FCFerizaj #ForcaFerizaj







