“Nuk na vjen njeri për vizitë”, bashkëshortja e sulmuesit: Arabia, eksperiencë e vështirë

Riyad Mahrez ishte një nga lojtarët që braktisi Europën për Arabinë Saudite. Në verën e vitit 2023, sulmuesi u largua nga Manchester City dhe firmosi me Al-Ahli. Por, adaptimi me kulturën e re nuk ka qenë aspak i lehtë për bashkëshorten e algjerianit, Tylor Ward e cila thekson se nuk mund ta besonte që në Arabi nuk mund të konsumonte alkool.

“Është shumë e vështirë, jeta këtu është shumë ndryshe. Ka raste kur nuk më pëlqen por nuk kam zgjidhje tjetër. U trondita kur Mahrez më tha se do largoheshim nga Manchesteri dhe që do transferoheshim në Jeddah. Ai më tha se kjo ishte pjesë e karrierës së tij.

E di që ka njëfarë konservatorizmi dhe telefonova për të gjetur se çfarë rrobash mund të vishnim dhe nëse do të duhej të mbulohesha për të shkuar në pishinë. Por, si përgjigje më thanë; Më falni, por pishina është e rezervuar vetëm për burrat.

Nuk është se më pëlqen të notoj, por ky mentalitet më bëri shumë përshtypje. Në fillim nuk e kuptoja shumë mentalitetin këtu, por më pas Mahrez më bëri të kuptoja se ishte diçka vërtet e rëndësishme. As nuk mund të konsumojmë alkool. Nuk blej dot alkool dhe ta konsumoj në shtëpi, tani askush nuk na vjen për vizitë”, u shpreh bashkëshortja e Mahrez.