Tottenhami është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke elliminuar Manchester Cityn me rezultat të përgjithshëm 4-4, falë golave të shënuar në fushën mysafire.

Rezultati i ndeshjes së mbrëmshme e zhvilluar në “Etihad Stadium” ishte 4-3 në të mirë të Manchester City, por golat si mysafir e kualifikuan për në gjysmëfinale skuadrën londineze.

Kjo ndeshje ishte tipike angleze, me raste të shumta, gola të bukur e dramë gjithandej.

Skuadra e trajnerit argjentinas, Mauricio Pochettino, në këtë ndeshje ishte pa futbollistin kryesor, Harry Kane, i cili mungoi për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e parë javën e kaluar.

Kane ka postuar një video në rrjetin social “Twitter” në të cilën shihet duke festuar kualifikimin e skuadrës së tij.

https://twitter.com/HKane/status/1118621284814995462?