Nuk kishin test për COVID, tentuan ta kalojnë ilegalisht kufirin me Maqedoninë

Tre persona janë ndaluar në pikë kalimin kufitar “Hani i Elezit”, pasi janë hasur duke kaluar kufirin ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë dhe këtë e kishin bërë pasi nuk kishin pasur teste për Covid sipas vendimit.

Është njoftuar prokurorit i cili ka urdhëruar që pas intervistimit të lirohen në procedurë të rregullt. Njëri nga ta shtetas i Maqedonisë është depërtuar.