“Nuk keni parë gjë akoma”- Çfarë po paralajmëron Kryeministri Hoti?

Kryeministri Avdullah Hoti tregoi arsyet e shkarkimit të drejtorëve të ATK-së, Doganave dhe Policisë.

Për më tepër, Hoti paralajmëroi edhe për shkarkime të tjera duke mos dhënë shumë detaje.

“Siç thuhet te ne një fjali. Sa i përket vendimeve, nuk keni parë gjë akoma” deklaroi Hoti.

“Kam marr vendime të rëndësishme që lidhen me abuzimin e detyrave. Në ATK na është dashur të marrim vendim për të liruar drejtorin dhe për të theksohet qartë që Murtezaj sa ka qenë në këtë pozitë ka ndërmarrë një varg vendimesh jo të mira për shkak të paaftësisë apo sjelljes së keqe. Ai ka miratuar rregulloren për administrimin në kundërshtim me ligjin përkatës. Arsyeja tjetër: Ka shpallë konkurs tri pozita të drejtorit të përjgihstëm dhe s’ka sistemuar ish-zëvendësit. Ka bërë lëvizje të shpeshtë të stafit duke degraduar zyrtarë të kësaj agjencie në pagë të tyre. Për të gjitha këto shkelje na është dashur të marrim vendime për vendosjen e ligjshmërisë në këto institucione të rëndësishme” tha Hoti para mediave.