Nuk këndellet Roma, pranon gol në fund të takimit

Roma nuk është këndellur në Europa League.

Pas barazimit befasues në xhiron e dytë kundër Wolfsberger AC, Roma ka barazuar 1-1 edhe Borussia Monchengladbachun, duke marrë vetëm një pikë.

Golin për Romën në ndeshjen që u zhvillua në “Olimpico” e ka shënuar mesfushori i talentuar italian, Nicolo Zaniolo.

Ai realizoi me kokë për 1-0 në minutën e 32-të të takimit, pas një harkimi të bukur nga këndi.

Kur u mendua se Roma po shkon drejt fitores, në minutën e 93-të, Lars Stindl i befasoi vendasit, duke ia dhuruar një pikë Borussia Mönchengladbachut.

Pavarësisht barazimit, Roma prin në Grupin J me 5 pikë.

https://tiger.cdnja.co/v/69/69RK.mp4?secure=TVivhryfU85Tm3ixeDOcEQ&expires=1571949000

https://tiger.cdnja.co/v/pb/pbzK.mp4?secure=WCx5diXfXd6H06sm0BlfOg&expires=1571949000

loading…