Nuk këndellet Milani, Torino përmbys gjithçka për katër minuta

Milani ka lëshuar pikët nga duart, duke humbur 2-1 në udhëtim te Torino.

Pas humbjes 2-0 në derbi nga Interi, Milani është tronditur sërish.

Skuadra e Marco Giampaolo është mposhtur 2-1 në udhëtim te Torino.

Milan ishte duke fituar 1-0 me golin e Krzysztof Piatek, deri në minutën e 72-të, kur Andrea Belotti shënoi në të 72’ dhe 76’ për 1-1 dhe 2-1.

Për herë të parë që nga viti 1986, Torino e mposhti dy herë radhazi Milanin në shtëpi.

loading…