Nuk këndellet Interi, Mkhitaryan me het-trik ia siguron tri pikë Romës

Interi nuk ka arrit që të marrë më shumë se një pikë në Bergamo duke barazuar 1-1 me Atalantën, derisa Roma në udhëtim te Genoa, ka rrëmbyer pikët e plota, duke fituar 3-1.

Tjetër ndeshje në Serie A, tjetër rrëshqitje për ekipin e Antonio Contes.

Pas barazimit me Parmën, Interi është ndalur edhe nga Atalanta me një barazim 1-1.

Interi e gjeti i pari golin në këtë takim, në pjesën e dytë.

Lautaro Martinez ishte ai që e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 58’, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Interit.

Por, në minutën e 79’, Aleksey Miranchuk i befasoi mysafirët duke shënuar për 1-1.

Interi e kërkoi me çdo kusht golin e tri pikëve, madje në lojë u inkuadrua edhe i rikthyeri nga dëmtimi, Romelu Lukaku, por pa ndonjë rezultat deri në fund të takimit.

Pas këtij dështimi, Interi mbetet në pozitën e gjashtë me 12 pikë, Atalanta në vendin e pestë me 13 pikë.