Nuk kanë të ndalur rastet e dhunës në Kosovë: Dy gra raportojnë se u rrahën nga burrat e tyre në Pejë

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Pejë, ku burrat kanë rrahur fizikisht gratë e tyre.

Në raportin 24 orësh të Kosovës, është bërë e ditur se në Pejë janë hapur dy raste të reja të dhunës në familje.

Njëri rast ka ndodhur me 16 shtator, ku ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj – i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Tjetri rast ka ndodhur me 18 shtator, pasi ankuesja femër kosovar ka raportuar se në vazhdimësi ka probleme me bashkëshortin e saj- të dyshuarin mashkull kosovar. Sipas ankueses i dyshuari në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima pas intervistimit është dërguar në shtëpi të sigurt.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.