Nuk kanë fund telashet, Manchester City rrezikon një tjetër ndëshkim

Thyerja e Kodit të Konkurrencës së Pastër Financiare (FFP) nga ana e Manchester Cityt ka gjasa që të shoqërohet me një tjetër penalizim jo të lehtë.

Media britanike “The Independent” raporton se ka mësuar nga burime të kampionatit anglez se “Qytetarët” rrezikojnë t’u zbriten pikë nga klasifikimi i këtij sezoni për shkak se penalizimet e thyerjes së rregullave të konkurrencës financiare në futboll duhet të shoqërohen me masa penalizuese dhe në kampionat.

Po këto burime shtojnë se ky variant po shqyrtohet dhe është mëse e mundur që kampionëve të Anglisë t’u hiqen pikë nga renditja në kampionatin anglez.

Për shkak të përdorimit të paligjshëm të të ardhurave nga sponsorët, UEFA vendosi ta përjashtonte Manchester Cityn nga aktivitetet europiane të futbollit për 2 sezonet e ardhshme si dhe u gjobit me 30 milionë euro.

Ndërkohë, klubi anglez bëri me dije se çështja do të ndiqet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).