Pas largimit nga drejtoria e policisë së Tiranën ku kërkuan lirimin urgjent të protestuesve të shoqëruar, opozita ka vendosur përmbylljen e protestës në selinë e PD-së, ku në mungesë të Lulzim Bashës, fjalën e ka mbajtur nënkryetari Edi Paloka.
Paloka i ka bërë një thirrje ndërkombëtarëve, që shpesh herë e kanë deklaruar se nuk duan cënimin e stabilitetit të Shqipërisë. Paloka është shprehur se s’mund të ketë stabilitet në kurriz të demokracisë së vendit dhe se me qeveriën e Edi Ramës, Shqipëria nuk do të ketë asnjë ditë stabiliteti.
Paloka: Nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët të protestojnë. Asnjë forcë nuk na ndal në rrugën tonë për një demokraci të vërtetë në Shqipëri. Për ata që mendojnë se stabiliteti ka më shumë rëndësi, nuk do të ketë asnjë ditë stabiliteti për këtë qeveri të krimit e derisa ajo të jetë në pushtet.







