Ahmeti-Kurti

“Nuk ka qëndrim natyral”, Shpend Ahmeti pohon se Albin Kurti është falso në debate

Ish nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka folur rreth paraqitjes dhe gjuhës së trupit të liderëve botërorë. E këtu nuk ka lënë pa përmendur edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Ahmeti tha se Kurti paraqitja e tij nuk është natyrale, nuk rrin shlirë dhe insiton ta mbajë atë qëndrim.

“Albin Kurti është i koqit, nuk rrinë shlirë, insiston me mbajtë qatë qëndrim, nuk e ka qëndrim natyral, njerëzit lidhen me ty nëse flet si ta”, tha Ahmeti.

Tutje, ish kryetari i Prishtinës foli edhe rreth paraqitjes në debate duke thënë se shkohet për ta bindur publikun e jo kundërshtarin.

Nuk shkon ti në debat me bind kundërshtarin, ti shkon në debat me bind publikun, sun e kthen ti ata të LDK’së me bo PDK”, shtoi Ahmeti gjatë një interviste në Reload në RTV Dukagjini.