Nuk ka mrekulli për Napolin, Arsenali në gjysmëfinale (VIDEO)

Arsenal e kishte marrë shumë seriozisht ndeshjen e kthimit ndaj një kundërshtari tepër të rrezikshëm si Napoli dhe vendasit ushtruan presion në fillim duke krijuar edhe disa mundësi të mira që nuk arritën t’i shfrytëzonin.

Ishte goli i Alexandre Lacazette afër fundit të pjesës së parë që zbuti italianët të cilët pas asaj rrjete fantastike dukeshin të dorëzuar. Rezultati mbeti i pandryshuar 1-0 dhe Napoli i thotë lamtumirë Europa League pa shënuar asnjë gol në çerekfinale.

Arsenal do të ndeshet me Valencian në gjysmëfinale.