Nuk ka mrekulli, Harry Kane vulos kualifikimin e Tottenham (VIDEO)

Borussia Dortmund nuk ka arritur përmbysjen e madhe të paralajmëruar në konferencat për shtyp një ditë më parë.

Pas disfatës tepër të rëndë 3-0 në Wembley ndaj Tottenham, ata janë mposhtur edhe në Signal Iduna me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Harry Kane, i cili me gjakftohtësi në minutën e 49’ ka shuar edhe shpresën më të vogël të gjermanëve për një mrekulli.

Ky ishte goli i 4-t në tre ndeshje të sulmuesit të përfaqësueses angleze ndaj Dortmund.

Pas këtij goli, Harry Kane është bërë golashënuesi më i mirë i historisë së Tottenham në kompeticionet evropiane.

As formacioni tepër sulmues i Favre nuk ka trembur Spurs, të cilët kanë qëndruar të qetë dhe kanë goditur kundërshtarin në momentin e duhur.