Nga e hëna, më 5 dhjetor, Serbisë do t’i ndalohet importi i naftës ruse përmes tubacionit kroat Janaf. Ky ndalim erdhi si rezultat i hyrjes në fuqi të pakos së re të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe ndryshe nga disa vende evropiane, Serbia nuk u përjashtua.

Ekspertët pajtohen se nuk ka arsye për t’u frikësuar nga mungesat, megjithatë shoferët serbë tashmë janë në panik lidhur me rritjen e mundshme të çmimit të karburantit në pompa. Çmimet në pompa mund të rriten nga fakti se nafta ruse përbën 22 për qind të eksporteve botërore dhe se vendet e tjera prodhuese të naftës do të përdorin mundësinë për të rritur çmimet tani që u ofrohet “plotësimi i zbrazëtirës ruse”.

Ministrja e Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gedoviq, tha se përkundër faktit se BE-ja i vendos rampë naftës ruse, që do të thotë se ka një ndalim që vlen për Serbinë, kjo nuk do të përbëjë problem.

Gjegjësisht, theksoi ministri, Serbia deri më tani nuk ka importuar një sasi të madhe nafte nga Rusia, por më shumë nga Irani dhe Kazakistani. Gjithashtu, siç deklaroi ministria kompetente për Nova.rs, u sigurua furnizimi i sigurt me derivatet e naftës në tregun vendas, “në të cilin NIS luan një rol të rëndësishëm”.

“Pas datës 5 dhjetor, kur do të hyjë në fuqi paketa e tetë e sanksioneve të BE-së kundër Federatës Ruse, do të sigurohet dërgesa pa probleme e të gjitha llojeve të naftës që disponohen në tregun e lirë, gjë që do të ruajë sigurinë e furnizimit të rafinerisë së Pançevës. ”, tha Ministria e Minierave për Nova.rs.