Barazim 2-2

Nuk ka fitues në derbin Chelsea-Manchester United (Video)

Chelsea e ka rrëmbyer barazimin ndaj Manchester Unitedit në sekondat e fundit të ndeshjes së zhvilluar në “Stamford Bridge”.

Ishin londinezët ata të cilët kaluan të parët në avantazh me Antonio Rudiger në minutën e 21-të, mbrojtësi gjerman realizoi me kokë pas ekzekutimit të një goditje nga këndi.

Përgjigja e Unitedit erdhi në pjesën e dytë përmes sulmuesit francez, Anthony Martial. Ish futbollisti i Monacos shënoi dy herë në minutat 55 dhe 73 për të krijuar përshtypjen se “Djajtë e Kuq” do të merrnin fitoren e parë në “Stamford Bridge” prej vitit 2012.

Por i inkuadruari në lojë në pjesën e dytë Ross Barkley në minutën e gjashtë shtesë baraspeshoi edhe njëherë tjetër takimin për t’i dhënë epilogun kësaj sfide tejet të tensionuar.

Chelsea vazhdon të jetë lider me 21 pikë por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se City e Liverpool, ndërsa United mbetet në vendin e 8-të me 7 pikë larg londinezëve.

https://twitter.com/byabuhk/status/1053615165277683712

https://twitter.com/byabuhk/status/1053627997335576576

https://twitter.com/R3ed_0/status/1053632767081230337

https://twitter.com/RyanzGam1ng/status/1053638583284875264