Është mbyllur pa fitues derbi i kësaj jave në Premierligë ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit që u zhvillua në Anfield.

Përballja ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1 me dy golat që u shënuan në pjesën e parë.

Arsenal kaloi në epërsi i pari pas katër minutave lojë me Gabriel ndërsa Barazoi Salah në minutën e 29.

Arsenali e Liverpool vazhdojnë t’i prijnë renditjes me 40 përkatësisht 39 sosh. /Ballkani.info