Skuadra e Mallorcas nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në fushën e vetë pasi ka luajtur baras 1:1 me Osasunan, shkruan Demokracia.com.
Pikët për skuadrën vendase ishin shumë të rëndësishme që lufton për ekzistencë dhe ky barazim mund të prish shumë punë.
Ylli dardan, Vedat Muriqi ka luajtur 76 minuta.
Mallorca është në vendin e 11-të me 33 pikë, vetëm 7 më shumë sesa pozita që dërgon në La Liga 2 dhe kjo tregon që ka ende shumë punë për ta siguruar mbijetesën.







