“Nuk jemi të vdekur, ndaj Samp dua 23 luanë!”

Pas dy humbjeve radhazi në kampionat ndaj Interit dhe në Europa League ndaj Betis, Milani po kalon një moment aspak të parë.

Në prag të sfidës së të dielës ndaj Sampdorias, trajneri i kuqezinjve Gattuso, në konferencën për shtyp, u shpreh se skuadra nuk do të dorëzohet dhe ditën e nesërme pret 23 luanë të gatshëm për të mposhtur kundërshtarin.

“Nesër dua të shoh 23 luanë dhe pres dëshirë të madhe të futbollistët për ta fituar këtë ndeshje”, tha trajneri.

Në ndeshjen ndaj Sampdorias në Sa Siro, Gatusso pritet të ndryshojë edhe modulin e lojës, duke e nisur ndeshjen me dy sulmues, Cutrone e Higuain.