BBVK

“Nuk je duke e kuptuar lojën oj çikë” – Edona James debaton me zë të lartë me Monikën

Edona James ka bërë një bisedë me tone të larta me banoren tjetër të Big Brother, Monika Salihu.

Ato kanë diskutuar për lojën dhe strategjinë që po përdorin konkurrentë të shumtë të shtëpisë.

Edona u tregua e ashpër pasi i tha këngëtares që duhet ta kuptojë se është lojë dhe njerëzit bëjnë çfarë të duan.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kjo është lojë, lojën e luan si të duash ti. A gënjen a nuk gënjen, është loja jote, a ofendon apo jo, ti zgjedh si të duash”, tha Edona.

Artistja shqiptare në anën tjetër iu përgjigj, “Unë kështu po dua”, referuar lojës së saj në këtë format.

Foto: Screenshot/YouTube

Biondja tutje vazhdoi e revoltuar duke thënë se në këtë mënyrë mund edhe të dalë jashtë.

“Me këtë mendim ke me dalë shpejt jashtë. Njerëzit janë këtu për të luajtur”, theksoi mes tjerash ajo.

Të njëjtat duket se nuk u pajtuan në mendime, përkundër se bëjnë strategji të ndryshme.