Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se nuk iu kanë ekzekutuar pagat e minatorëve, ashtu siç ishin dakorduar pak kohë më parë.

Nëpërmjet një njoftimi nga Sindikata thonë se edhe pas datës 24 nuk është realizuar paga e minatorëve të Trepçës së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ku e lam, e ku na mbeti…!

Edhe pas datës 24 nuk është realizuar paga e minatorve të Trepçës së Kosovës. Marrveshja e arritur si rezultat i grevës është duke u shkelur nga bordi dhe deputetët negociator, minatorët kërkojne ti përmbahen marrveshjês.

Minatorët janë të tradhëtuar. Marrëveshja është thyer nga ata që e negociuan